Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
27 vjet nga grushti i shtetit i 14 shtatorit ’98, Petro Koçi rrëfen të pathënat: Sulmi ishte përgatitur prej kohësh…
Rigels Seliman Shqipëria kujtoi këtë të dielë )dje) 27-vjetorin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, një nga ditët më të zeza të demokracisë shqiptare. ish-deputeti socialist Petro Koçi, atëkohë Sekretar Organizativ i PS dhe ministër i Rendit, ka rrëfyer të pathënat e asaj ngjarjeje, duke akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën si arkitekt të sulmit mbi Kryeministrinë. Sipas Koçit, vrasja e Azem Hajdarit nuk ishte rastësi, por një larje hesapesh brenda vetë Partisë Demokratike, që më pas Berisha e përdori si pretekst për të ndezur flakët e dhunës. “Po të lexosh ‘Rilindja Demokratike’ të datave 8-12 shtator, kuptohet se PD i duhej kjo vrasje për të justifikuar rebelimin”, u shpreh ai. Koçi thekson se drejtësia e asaj kohe injoroi faktet, ndërsa Berisha nxitoi të fajësonte...