Biznesmeni Ermal Beqiri thirret në SPAK

Biznesmeni Ermal Beqiri thirret në SPAK

Biznesmeni Ermal Beqiri është paraqitur këtë të hënë në SPAK, ku mësohet se ka qëndruar për pak çaste. Ai është parë të dalë nga ambientet e organit hetues, ndërsa ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij. Referuar raportimeve të mëparshme, Ermal Beqiri, është një nga emrat aktiv në tregun e teknologjisë së informacionit dhe përfitues i një numri të madh tenderash publikë, përfshirë ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Më herët, oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution”, në pronësi të Beqirit. Ende nuk dihet nëse thirrja e tij këtë të hënë në SPAK, ka lidhje me tenderat e fituar nga kompania apo nëse janë pjesë e një hetimi më të gjerë të...