Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
VD- Me mushama dhe kapuç vodhi marketin, arrestohet brenda orësh i riu në Tiranë
momenti kur del nga marketi TIRANË- Eljado Prendaj, 32-vjeç, është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pak orë pasi kishte vjedhur një market në zonën e Rrugës së Dibrës në Tiranë. Në pamjet filmike, i riu i veshur me mushama dhe kapuç, shfaqet duke dalë nga marketi së bashku me arkën që përdoret për ruajtjen e parave. Prendaj rezulton i dënuar më parë për vjedhje. NJOFTIMI I POLICISË: Në orët e para të mëngjesit, vodhi me thyerje, një shumë parash në një market në Rrugën e Dibrës, kapet menjëherë pas ngjarjes, 32-vjeçari. I arrestuari, me precedent në të njëjtën fushë. Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, si dhe veshjet dhe sendet e përdorura gjatë krimit. Menjëherë pas njoftimit për vjedhje me thyerje, në orët...