Dy të ekstraduar drejt Shqipërisë/ Njëri i akuzuar për trafik emigrantësh, tjetri për vjedhje (Emrat)

Dy të ekstraduar drejt Shqipërisë/ Njëri i akuzuar për trafik emigrantësh, tjetri për vjedhje (Emrat)

Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar drejt vendit, njëri nga Italia dhe tjetri nga Gjermania, pas kërkesës së autoriteteve shqiptare për veprat penale që u ngarkohen. Nga Italia u ekstradua Amarildo Luca, 29 vjeç, lindur në Dibër, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2022-2024, A. L. ka ndihmuar shtetas të ndryshëm për të kaluar ilegalisht kufijtë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë. Për këtë vepër, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Nga Gjermania u ekstradua Francesko Berisha, 20 vjeç, lindur në Tiranë, i cili ishte dënuar dy herë nga Gjykata e...