Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Bashkëpunim në energjinë bërthamore’/ Britani dhe SHBA do nënshkruajnë marrëveshje historike
Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajnë një marrëveshje historike për të bashkëpunuar në rritjen e kapaciteteve të energjisë bërthamore, gjatë vizitës shtetërore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, këtë javë, bëri të ditur qeveria britanike. Kjo marrëveshje synon të nxisë investime të rëndësishme për ndërtimin e termocentraleve të reja bërthamore, si pjesë e një strategjie afatgjatë për të siguruar burime të qëndrueshme dhe të pastra të energjisë. Qeveria britanike ka intensifikuar përpjekjet për zgjerimin e energjisë bërthamore, duke u zotuar për një investim prej 14 miliardë paund (19 miliardë dollarë) në ndërtimin e centralit të ri në Sizewell C, si dhe duke përparuar projektet e kompanisë Rolls-Royce për prodhimin e reaktorëve të vegjël modularë (SMR). Gjatë vizitës dy-ditore në Britani, Trump dhe kryeministri...