EMRAT/ Dy të ekstraduar drejt Shqipërisë – Njëri i akuzuar për trafik emigrantësh, tjetri për vjedhje

EMRAT/ Dy të ekstraduar drejt Shqipërisë – Njëri i akuzuar për trafik emigrantësh, tjetri për vjedhje

Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar drejt vendit, njëri nga Italia dhe tjetri nga Gjermania, pas kërkesës së autoriteteve shqiptare për veprat penale që u ngarkohen. Nga Italia u ekstradua Amarildo Luca, 29 vjeç, lindur në Dibër, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ai akuzohet për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2022-2024, A. L. ka ndihmuar shtetas të ndryshëm për të kaluar ilegalisht kufijtë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë. Për këtë vepër, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Nga Gjermania u ekstradua Francesko Berisha, 20 vjeç, lindur në Tiranë, i cili ishte dënuar dy herë nga Gjykata...