Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, qytetarë dhe veteranë protestojnë në Hagë
Dje u mbajt një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë të Holandës. Shumë shqiptarë u zhvendosën nga ambientet e jashtme të Gjykatës Speciale në një park që gjendet afër selisë së Dhomave të Specializuara, masë kjo e autoriteteve holandeze. “Nderim për ata që luftuan për të ardhmen tonë”, “Drejtësi për heronjtë e popullit tim”, dhe “Pesë vjet në gjykim, liria nuk duhet askund, padrejtësia nuk mund të zgjasë përgjithmonë, liri tani”, ishin disa nga mesazhet në pankarta. Organizatore e kësaj proteste ishte diaspora, e mbështetur nga organizata të dala nga lufta. Ata thonë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe të tjerët, po mbahen padrejtësisht në Hagë për 5 vite me radhë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e...