Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Rrethimi i Pashalimanit! BIRN: Pas ‘resortit strategjik’ fshihen dyshime për konflikt interesi
TIRANË- Parku arkeologjik i Orikumit në Gjirin e Vlorës ofron një peizazh unik nga kodra e gjelbëruar, i rrethuar nga deti Jon, laguna e Pashalimanit dhe gadishulli i Karaburunit. I ngritur në shekullin e VI para Lindjes së Krishtit, qyteti antik ka lënë gjurmë në histori gjatë luftës civile romake në mesin e shekullit I p.e.s, si një destinacion që shërbeu për ngjitjen e gjeneralit Jul Cesar drejt pushtetit absolut në Romë. Për shkak të pozicionit gjeografik, gjiri buzë Karaburunit mendohet se është përdorur si bazë detare që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Por tani, qeveria shqiptare synon që të ndërtojë aty një kompleks masiv turistik, i cili do të futet si ‘elefanti në dyqanin e qelqurinave’ në mesin e një zone...