Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Java vendimtare në Kuvend/ Peleshi thërret sot kryetarët e grupeve parlamentare
Kuvendi i Shqipërisë hyn sot në një javë vendimtare. Kryeparlamentari i sapozgjedhur, Niko Peleshi, ka thirrur kryetarët e grupeve parlamentare për të nisur bisedimet mbi ndarjen e komisioneve, Byronë Parlamentare dhe organet e tjera kryesore. Nga ky proces do të kërkohen emrat për kryesitë dhe anëtarësitë e komisioneve parlamentare, Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, si dhe përbërjen e Byrosë Parlamentare. Ky zhvillim vjen pas seancës së betimit të deputetëve të rinj, e cila u mbajt të premten dhe ku u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit. Në legjislaturën e re, 138 deputetë bënë betimin, ndërsa dy mandate u lanë vakant nga Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, që iu transferuan Osman Tatës dhe Bledar Mezinit. Opozita e ka cilësuar procesin e ndarjes së komisioneve si vendimtar...