Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Afera Partizani/ Mbahet seanca e rradhës sot në GJKKO, për Berishën dhe Malltezin
Sot, në orën 10:30, mbahet seanca e radhës për aferën Partizani, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. Në seancën e kaluar, të mbajtur më 21 korrik, avokatët e Berishës dhe Malltezit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese me argumentin se duan të gjykohen nga një gjykatë e paanshme, pasi sipas tyre, GJKKO është nën kontrollin e SPAK. Sipas tyre, të gjithë gjyqtarët e GJKKO janë të shantazhueshëm. Por kjo kërkesë u rrëzua pak ditë më pas, më 28 korrik nga GJKKO. Më herët edhe relatores së trupit gjykues Elsa Ulliri iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i gjykatës. Gjyqtarja kërkoi dorëheqjen me arsyetimin se ka kushërirë demokraten Andia...