Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e Charlie Kirk/ Grupet transgjinore online nën vëzhgim, a e dinin ata se çfarë do të ndodhte?
Hetimi për vrasjen e Charlie Kirk po merr dimensione të reja, ndërsa autoritetet federale në SHBA po shqyrtojnë mundësinë që komunitete online që mbështesin të drejtat transgjinore të kenë qenë në dijeni të planit vrasës të Tyler Robinson. Sipas New York Post, qëllimi kryesor i autoriteteve është të përcaktojnë nëse autori i krimit ka vepruar i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë që mund ta kenë ndihmuar apo që kanë pasur dijeni për sulmin e planifikuar kundër themeluesit 31-vjeçar të Turning Point USA. Për këtë arsye, po hetohen lidhjet e Robinson me grupe online dhe organizata të krahut të majtë në Utah. Hetimi përfshin edhe platformën e lojërave Steam, si dhe organizatën Armed Queers SLC, e cila mbylli llogarinë e saj në Instagram...