Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Mungoi gjatë betimit në kuvend/ Jozefina Topalli publikon foto nga dasma luksoze e të birit: Si nënë, moment i paharrueshëm
                            Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe aktualisht deputete në legjislacionin e ri, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga dasma madhështore e djalit të saj, Genar Topalli, me Cindy Marina, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Marisë të Altarit të Qiejve në Romë. Në një postim në Faceobook, Topalli shkruan: Në Bazilikën e Shën Marisë të Altarit të Qiejve, në Romë, Genari dhe Cindy kurorëzuan dashurinë e tyre. Si nënë, ky ishte një moment i paharrueshëm, plot emocion e mirënjohje.Uroj që martesa e tyre të jetë gjithmonë e mbushur me dashuri, respekt e bekim nga Zoti.