Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka nënshkruar zyrtarisht miratimin për vendosjen e trupave shtesë të NATO-s në territorin polak. Dislokimi bëhet në kuadër të operacionit “Roja Lindore“, një masë e konsideruar si përforcim i sigurisë kombëtare përballë kërcënimeve në rritje nga lindja, veçanërisht pas incidenteve të fundit me dronë rusë që kanë shkelur hapësirën ajrore polake. “Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, nënshkroi një dekret për të dhënë pëlqimin për praninë në territorin e Polonisë të kontingjentit të forcave të huaja nga shtetet anëtare të NATO-s, në kuadër të përforcimit të Republikës së Polonisë në kuadër të operacionit ‘Roja Lindore’,” thuhet në njoftim, sipas mediave polake. Vendimi vjen ndërkohë që tensionet midis NATO-s dhe Rusisë janë rritur, sidomos pas ndërhyrjes së avionëve polakë dhe të aleatëve...