Shpërthim i fluksit të emigrantëve në Kretë, në një ditë mbërrijnë mbi 80 refugjatë

Shpërthim i fluksit të emigrantëve në Kretë, në një ditë mbërrijnë mbi 80 refugjatë

Mbi 800 emigrantë kanë mbërritur brenda vetëm një dite në Kretë dhe Gavdos, duke vendosur në pikë kritike kapacitetet e vogla të ishullit dhe të autoriteteve lokale. Vetëm të dielën, numri i mbërritjeve kaloi 570 persona, ndërsa nga e shtuna në mbrëmje shifra tejkaloi 800. Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku, raporton se pas një vale “shpërthimi” të fluksit në fillim të gushtit, me qindra emigrantë që mbërritën në jug të Kretës brenda pak ditësh, mbërritjet pothuajse u ndalën, por kjo zgjati vetëm disa javë. Në ditët e fundit, qindra të tjerë kanë mbërritur me varka në Gavdos dhe në brigjet jugore të Kretës, duke e sjellë sërish çështjen e migracionit në qendër të vëmendjes dhe duke vënë autoritetet lokale në mobilizim të...