Skandal i ri për Vuçiçin dhe qeverinë/ Provat flasin, policia serbe përdori gazin toksik të ndaluar CN ndaj studentëve protestues

Skandal i ri për Vuçiçin dhe qeverinë/ Provat flasin, policia serbe përdori gazin toksik të ndaluar CN ndaj studentëve protestues

Studentët e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës (PMF) në Novi Sad kanë bërë publike një zbulim tronditës: analizat kimike të gëzhojave të gjetura në kampus pas protestave të 5 shtatorit tregojnë qartë se policia serbe ka përdorur gaz CN, një substancë e vjetër, toksike dhe jashtë standardeve moderne të kontrollit të turmës. Ky fakt ngre pikëpyetje serioze mbi brutalitetin shtetëror dhe sjelljen e forcave të rendit ndaj qytetarëve, ndërkohë që Ministria e Punëve të Brendshme, në stilin tipik të mohimeve të regjimit të Vuçiçit, ka deklaruar se nuk posedon dhe nuk përdor gaz CN. Ky version është kundërshtuar nga vetë rezultatet e analizave, duke lënë hapur dyshimet për mashtrim institucional dhe fshehje të provave. Gazi CN (kloroacetofenon) është i njohur për efektet e tij...