Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave
Në vitin 2024 paga mesatare në sektorin privat ishte 22.7% më e ulët në se në sektorin shtetëror, duke thelluar me tej diferencën në krahasim me vitin 2023 prej 19.9% dhe në 2022 me 16.3%.Në 2024 punonjësit në sektorin publik morën mesatarisht 20.8 mijë lekë në muaj më shumë se të punësuarit në privat, në vitin 2022 kjo diferencë ishte 16.3 mijë lek.Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror arriti 92,069 lekë më 2024 ose rreth 12.4 për qind më shumë se në vitin 2023. Në sektorin privat paga bruto mujore shënoi 71,179 lekë me rritje vjetore 8.5 për qind më shumë se në vitin 2023.Hendeku i pagave mes sektorit shtetëror dhe atij privat në vitin 2024 u...