“Ndodhi në oborrin e pallatit tim”, aktorja Rita Gjeka flet për atentatin në Shkodër

“Ndodhi në oborrin e pallatit tim”, aktorja Rita Gjeka flet për atentatin në Shkodër

Shkodra u trondit nga atentati që ndodhi më 8 shtator në zemër të qytetit, ndërsa në emisionin “Review” foli në një intervistë ekskluzive aktorja Rita Gjeka. Aktorja shpjegoi përballë gazetares Greta Topjana ngjarjen e rëndë, pasi pallati i saj ndodhet ngjitur me vendin ku u vranë dy perona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë. “Ngjarja ka ndodhur poshtë pallatit tim, ose më mirë me thënë, aty ku unë dikur kam pasur pusin. M’u duk si një qepen që mbyllet. Vetëm britmat e disa grave më zgjuan nga gjumi. Mendimi i parë ishte me shku me pa te dhoma tjetër si e kam vajzën. Dy ditë jam dridhur. Jetoj fiks në atë pallat, te vendi i ngjarjes. Një prej personave e njoh, jeton në pallat...