“Putin nuk do ta përfundojë luftën ndaj Perëndimit”, analiza e Politico: Frika e tij më e madhe vjen nga brenda Rusisë

“Putin nuk do ta përfundojë luftën ndaj Perëndimit”, analiza e Politico: Frika e tij më e madhe vjen nga brenda Rusisë

Të paktën 19 dronë që Rusia dërgoi në hapësirën ajrore polake javën e kaluar në thelb “bartnin” mesazhin e Vladimir Putinit, i cili sipas analizës së Politico është se presidenti rus nuk ka ndërmend ta përfundojë luftën e tij me Perëndimin së shpejti. Shkelja ruse e hapësirës ajrore të NATO-s pasoi javë të tëra sulmesh ajrore në Ukrainë që vranë dhjetëra civilë, dëmtuan ndërtesat që strehonin delegacionet e BE-së dhe Britanisë dhe goditën një ndërtesë qeveritare në qendër të Kievit për herë të parë. Larg nga çdo prirje për të përfunduar një marrëveshje paqeje nën presionin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Putin e ka lidhur mbijetesën e tij politike me një përballje të vazhdueshme me Uashingtonin dhe aleatët e tij. “Putin është një president...