Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha nxjerr video nga Kuvendi: Njësoj si atëherë, Parti-Enver, jemi gati kurdoherë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërndarë një video nga seanca e parë e konstituimit të parlamentit për legjislaturën 2025 – 2029, ku deputetët e mazhorancës socialiste zgjodhën Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Duke e sjellë këtë moment si një ‘copy-paste’ të parlamentit famkeq të diktaturës komuniste në Shqipëri, të cilët duartrokisnin ‘Parti Enver jemi gati kurdoherë’, e njëjta skenë u krijua edhe në vitin 2025, pasi socialistët zgjodhën të vetëm kryeparlamentarin. Flet vetë’, shkruan Berisha në Facebook, krahas videos e cila tregon dy kohë të ndryshme, por që ngjajnë si dy pika uji.