Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pas fasadës së shndritshme fshihet realiteti i hidhur! Tirana, kryeqyteti që i ka “harruar” personat me aftësi të kufizuara
Prej më shumë se një dekade, Tirana është futur në një fazë të re të zhvillimit urban. Nga projektet e reja si Bulevardi i Ri, Unaza e Madhe apo ndërhyrjet në rrugët ekzistuese, i kanë dhënë kryeqytetit një pamje moderne me ndërtesa të larta, sheshe dhe rrugë të reja. Por, pas fasadës së shndritshme fshihet një realitet i hidhur për mijëra persona me aftësi të kufizuara, pasi Tirana mbetet një qytet i paaksesueshëm për ta. Rampa të improvizuara për mbijetesë Tanush Çaushi, inxhinier që lëviz përmes një mjeti ndihmës (walker) përballet çdo ditë me mungesën e rampave dhe korsive të dedikuara në Tiranë. Ai detyrohet të përdorë taksi me kosto të lartë, pasi transporti publik për të shkuar nga Astiri deri tek zyra në afërsi...