‘Jam infektuar… kam humbur 12 kg’/ Inskenoi vdekjen e tij, Pecorelli i kërkon ndihmë senatorit italian nga burgu në Shqipëri

‘Jam infektuar… kam humbur 12 kg’/ Inskenoi vdekjen e tij, Pecorelli i kërkon ndihmë senatorit italian nga burgu në Shqipëri

Davide Pecorelli, i dënuar në Shqipëri pasi inskenoi vdekjen e tij, ka dërguar një letër të gjatë ku kërkon ndihmë nga senatori italian Walter Verini, sekretar i Komitetit të Drejtësisë në Senat dhe figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike Kombëtare. Në letrën drejtuar senatorit, Pecorelli pretendon se po mbahet padrejtësisht në “Burgun 313”, të cilin e cilëson si më të ashpërin dhe më famëkeqin në Shqipëri, ku ndan një qeli të vogël me shtatë persona të tjerë, duke jetuar në kushte të rënda higjieno-sanitare. “Kam kontraktuar hepatit C dhe kam humbur 12 kilogramë në katër muaj”, shkruan Pecorelli, duke përshkruar një gjendje të rënduar shëndetësore dhe trajtim çnjerëzor. Ai i bën thirrje senatorit Verini që të ndërhyjë për të hedhur dritë mbi çështjen gjyqësore në...