“Ia vlente rreziku”, polemikat për ambasadorin e shkarkuar britanik në SHBA mbi lidhjet e tij me Epstein-in

“Ia vlente rreziku”, polemikat për ambasadorin e shkarkuar britanik në SHBA mbi lidhjet e tij me Epstein-in

Peter Mandelson kishte “aftësi të jashtëzakonshme”, çka bëri që emërimi i tij si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA të konsiderohej “i denjë për rrezikun”, pavarësisht paralajmërimeve gjatë procesit të verifikimit lidhur me lidhjet e tij me Jeffrey Epstein. Kështu ka deklaruar sekretari britanik për Biznesin, Peter Kyle. Deklarata vjen në një moment kur familja e Virginia Giuffre, një prej viktimave të Epstein, ka thënë se Lord Mandelson nuk duhej kurrsesi të ishte emëruar ambasador. Shkarkimi i Mandelson si ambasador pas zbulimeve të reja për kontaktet e tij të ngushta me Epstein, edhe pas dënimit të financierit për abuzim seksual me të mitur, ka shkaktuar zemërim në radhët e Partisë Laburiste, për mungesën e reagimit të shpejtë nga zyra e kryeministrit britanik dhe paraqet...