Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
KAT. SUPERIORE: Dinamo bie në Elbasan, Vora bën surprizën ndaj Teutës pretendente
Kanë përfunduar dy sfidat e fundit për javën e tretë të Kategorisë Superiore. Në “Niko Dovana”, Teuta pretendente nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Vorës, debutuese në Superligë. Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të. Pas një goditjeje këndi, Vasilis Zogos godet me kokë, por Dajan Shehi i pafat dërgon topin po me kokë në portën e tij. Barazimi i Vorës do të vinte në minutën e 75-të, ku Xhuljo Tabaku do të barazonte me kokë pas krosimit nga goditja e këndit. Pak minuta më pas, Jurgen Vrapi merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Vorën me 10 lojtarë. Pavarësisht se minutat e mbetura, Vora luajti me një lojtar më pak, rezultati nuk ndryshoi deri në fund, 1-1. Në sfidën tjetër,...