Presidenti i Izraelit paralajmëron: Nuk duhet të braktisim aleatët rajonalë dhe të izolohemi

Presidenti i Izraelit paralajmëron: Nuk duhet të braktisim aleatët rajonalë dhe të izolohemi

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, theksoi se vendi nuk duhet të neglizhojë marrëdhëniet me aleatët rajonalë dhe se nuk duhet të pranojë izolimin që armiqtë përpiqen t’i imponojnë. Edhe pse Herzog nuk përmend direkt emra, një burim nga zyra e tij bëri të ditur se ai i referohet kryesisht Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas raportimeve të “Times of Israel”. Gjatë një fjalimi në ceremoninë përkujtimore për presidentët dhe kryeministrat e ndjerë të Izraelit, Herzog deklaroi se ekzistojnë shumë vende me të cilat, pavarësisht mosmarrëveshjeve të thella dhe pozicioneve që ai i refuzon fuqishëm, Izraeli ka lidhje të gjera dhe të rëndësishme, përfshirë edhe lidhje ekonomike. “Këto vende janë pjesë e botës që drejtohet nga Perëndimi, ku ne dëshirojmë të qëndrojmë. Në këto vende ekziston një...