5000 shqiptarë veshën Hagën kuqezi, mesazh gjyqtarëve të Hagës: Jepini fund farsës me udhëheqësit e UÇK

5000 shqiptarë veshën Hagën kuqezi, mesazh gjyqtarëve të Hagës: Jepini fund farsës me udhëheqësit e UÇK

Në Hagë kryeqytetin e drejtësisë ku veprojnë disa tribunale shqiptarët me një zë të fortë kërkuan drejtësi e pafajësi për ish udhëheqësit e luftës çlirimtare të UCK-s. Siç raporton gazetar, i cili ka ndjekur nga afër gjithë zhvillimet, me flamuj e pankarta në duar ata u zhvendosën rreth një kilometër më tutje në një park për të vijuar manifestimin. U përsërit e njëjta skenë dhe atmosferë njësoj si në dy tubimet e ngjashme zhvilluar më parë në Prishtinë. Rreth 5000 shqiptarë të grupmoshave të ndryshme mbushën këtë park në periferi të Hagës. Të intervistuarit e Top Channel nuk e fshehin dhimbjen për atë që ata e quajnë padrejtësi të shekullit me të cilën po përballen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Nuk...