Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Po kalojnë gjëra të tmerrshme…”/ Mesazhi i Chris Martin për familjen e Charlie Kirk
Vrasja e Charlie Kirk ka shkaktuar një valë reagimesh në të gjithë botën. Nga politika te muzika, shumë personazhe të famshëm kanë folur hapur për një krim që ka tronditur Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të planetit. Një nga mesazhet më të përfolura në lidhje me këtë ngjarje tragjike ishte ai i Chris Martin, këngëtarit kryesor të Coldplay, gjatë koncertit të tyre në Londër. Duke iu drejtuar audiencës në stadiumin Wembley, Chris Martin u kërkoi të pranishmëve të ngrinin duart: “Dërgoni dashuri kudo që dëshironi. Ka shumë vende që mund të kenë nevojë për të sot. Mund t’ia dërgoni vëllait ose motrës suaj, familjeve të njerëzve që po kalojnë gjëra të tmerrshme. Mund t’ia dërgoni familjes së Charlie Kirk, familjes së kujtdo.” Mesazhi i...