Tragjedi në Meksikë! Përplasen 3 automjete, humbin jetën 15 persona

Tragjedi në Meksikë! Përplasen 3 automjete, humbin jetën 15 persona

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Gadishullin Jukatan të Meksikës. Aksidenti ndodhi në një autostradë të populluar të Meksikës, midis Meridës dhe Campeche ku 15 pasagjerët e një rimorkioje mbetën të vdekur pas përplasjes me dy automjete të tjera që çoi në shpërthimin e një zjarri të madh. Në rrjetin social “X”, ka reaguar Guvernatori i Jukatanit, Joaquin Diaz Mena, i cili shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave si dhe thekson se ekipet e emergjencës dhe ato shëndetësore janë në gadishmëri të plotë. “Me hidhërim të thellë, morëm lajmin për aksidentin e trishtueshëm që ndodhi këtë pasdite në autostradën Mérida-Campeche, ku për fat të keq humbën jetën 15 persona. Shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për...