Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Çfarë ndodhi jashtë Gjykatës Speciale? Policia holandeze ‘trembet’ nga shqiptarët, ngrihet helikopteri mbi Hagë
Shqiptarët që protestuan pranë gjykatës së Hagës në mbrojtje të udhëheqësve të UÇK-së, iu drejtuan godinës për të vendosur aty pankartat me mesazhe për lirimin e ish luftëtarëve. Por, policia holandeze i bllokoi ata, duke moslejuar afrimin e tyre në institucionin e drejtësisë. Ndërkohë, policia ka ngritur edhe helikopter duke forcuar kontrollin dhe sigurinë në qytet. Në Gjykatën Speciale, rasti kryesor po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit. Protesta në Hagë u mbajt një ditë para se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të nisë paraqitjen e provave të saj dhe dëshmitarëve. Që...