Situata politike në Kosovë, Spahiu: Rezultatet e zgjedhjeve lokale do tregojnë autoritetin e partive, gjasat që Osmani të rizgjidhet janë…

Situata politike në Kosovë, Spahiu: Rezultatet e zgjedhjeve lokale do tregojnë autoritetin e partive, gjasat që Osmani të rizgjidhet janë…

Analisti nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, gjatë një interviste për SYRI TV në emisionin “Edicioni i Pasdites” me moderator Edvin Parruca, ka komentuar situatën politike dhe mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve. “Duan të luajnë me kufinjtë e procedurave, në mënyrë që këto zgjedhje të shtyhen atëherë kur po u leverdis secilës palë, me shpresën që do të jetë ashtu si ata po e mendojnë,” tha Spahiu. Sipas tij, ngërçi politik po vazhdon për një kohë të gjatë. “Nga ana tjetër është interes i presidentes, e cila ka humbur mbështetjen e partive politike, madje edhe partisë që ajo vet e ka themeluar. Në momentin që ajo tregoi një afërsi më të madhe me Albin Kurtin, u vu në thellë të kritikave dhe sulmeve nga ana e partive...