Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Mblidhen të hënën në Doha, samiti arabo-islamik mbështet Katarin pas sulmit izraelit
                            Një samit i udhëheqësve arabo-islamikë në Doha të hënën pritet të mbledhë mbështetje për Katarin pas sulmit izraelit të javës së kaluar që shënjestroi grupin militant palestinez Hamas në shtetin e Gjirit. Një draft i rezolutës që do të shqyrtohet nga krerët e shteteve dënoi sulmin e Izraelit si një përshkallëzim destabilizues dhe tha se shtetet kundërshtuan “planet e Izraelit për të imponuar një realitet të ri në rajon”. Megjithatë, pavarësisht miqësisë së Katarit me SHBA-në, amerikanët edhe njëherë tjetër vijojnë të mbështesin Izraelin dhe kjo u pa edhe nga zivita e fundit e Rubios në Tel Aviv.