Farge do të mbushë avionin me kriminelë shqiptarë! Rama: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë, kamarierët…?

Farge do të mbushë avionin me kriminelë shqiptarë! Rama: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë, kamarierët…?

Edi Rama dhe Nigel Farage TIRANË-Replikat me deputetit britanik Nigel Farage dhe kryemnistrit Edi Rama vazhdojnë! Teksa rreth një javë më parë lideri i partisë 'Reform UK', Nigel Farage deklaroi se do takohet për drekë me Edi Ramën në Tiranë u shpreh se me vete do të marrë edhe shqiptarët kriminelë. Deklaratës së tij një përgjigje i ka dhënë kreu i qeverisë gjatë një interviste për radion britanike “Times Radio”. Lidhur me këtë çështje Rama tha se deklaratat e politikanit britanik ishin absurde dhe shifrat që Farage pretendon për numrin e shqiptarëve në burgjet britanike nuk janë reale. Rama me ironi shprehet se nëse shqiptarët do të ktheheshin, ku do i gjente Britania njerëzit për t’ju ndërtuar shtëpitë, për t’ju shërbyer kafen, për të qenë shoferët...