Mbolli marijuanë në shtëpi për të paguar trajtimin e partneres, rrëfehet në gjyq 41-vjeçari italian dhe lirohet

Mbolli marijuanë në shtëpi për të paguar trajtimin e partneres, rrëfehet në gjyq 41-vjeçari italian dhe lirohet

Karabinierët në Venecia kanë arrestuar një 41-vjeçar pasi gjetën një serë të vogël me marijuanë në shtëpinë e tij. Sipas mediave italiane, 41-vjeçari, i cili më parë punonte si punëtor krahu dhe nuk kishte precedent penalë, u shpjegoi oficerëve se kishte filluar të kultivonte marijuanë dhe ta shiste atë për të paguar trajtimin e partneres së tij, e cila vuante nga kanceri në pankreas. Por pasi ajo kishte vdekur, ai nuk dinte çfarë të bënte me atë që kishte mbetur. Oficerët e policisë u njoftuan nga fqinji i tij dhe i gjetën edhe një qese që përmbante 700 gramë bar, si dhe peshore precize dhe çanta të ndryshme. Burri tregoi historinë e tij edhe gjatë seancës dëgjimore për vërtetimin e arrestit para gjyqtares hetuese Benedetta...