Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Një breshëri sulmesh ajrore ka lënë të vrarë të paktën 32 persona në mbarë Qytetin e Gazës, raportoi stafi mjekësor më 14 shtator. Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë, sipas spitalit Shifa, ku u dërguan trupat e viktimave. Një nga sulmet ajrore, që u kryen gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, goditi një shtëpi në lagjen Sheik Radvan, duke vrarë një familje 10-anëtarëshe, përfshirë një nënë me tre fëmijët e saj, thanë zyrtarët shëndetësorë. Asociacioni palestinez i Futbollit tha se lojtari i klubit Al-Helal, Mohammed Ramez Sultan u vra gjatë sulmeve së bashku me 14-anëtarë të familjes së tij. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këto sulme. Ditëve të fundit, Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në mbarë Qytetin e...