Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK

Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK

Eksperienca ka treguar se nëse Edi Rama e përcjell ndonjë nga vartësit e tij për të dalë nga dera si të padobishëm, me gjasë, pas asaj dere janë duke e pritur një grup prokurorësh që sulen mbi prenë e radhës me të gjithë arsenalin e akuzave penale, që u ka dhënë ligji për drejtësinë e re. Para arrestimit të Lefter Kokës, vëllai i tij tregoi se si kryeministri Rama i kishte kërkuar dorëzimin e mandatit të Durrësit me pretekstin se ashtu ia kërkonin amerikanët. Por Koka vazhdon të jetë ende i burgosur dhe mban mbi supe peshën më të rëndë të korrupsionint me inceneratorët. Para se të kërkohej arrestimi i Arben Ahmetajt nga SPAK, ish-zv.kryeministri rrëfeu se si diskutohej hapur në mbledhjet e partisë për mërinë...