Shefi i ushtrisë serbe reagon ndaj kritikave për paradën ushtarake në Beograd: Flini të qetë

Shefi i ushtrisë serbe reagon ndaj kritikave për paradën ushtarake në Beograd: Flini të qetë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, lidhur me paradën e ardhshme ushtarake në Beograd, tha se ushtria serbe nuk dëshiron të përfshihet në politikë dhe lojërat e saj. Ai hodhi poshtë kritikat se me paradën ushtarake frikësohen qytetarët dhe kërcënohen fqinjët, duke e quajtur këtë “manipulim”. “Të gjithë duhet të bashkohemi rreth idesë se ajo që do të shfaqet të shtunën e ardhshme është e shtetit, për krenarinë e të gjithëve. Ata që nuk e duan ushtrinë – sigurisht ka edhe të tillë – të jenë të bindur se mund të flenë të qetë. Deri sa të kemi një ushtri të tillë, Serbia është e sigurt”, tha ai për TV Prva më 14 shtator. Parada ushtarake do të zhvillohet më...