Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në Lezhë, makina përfundon në kanal, plagosen dy gra
Dy gra kanë mbetur të plagosura këtë të diel në Lezhë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal anësor. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në aksin që lidh fshatin Kallmet në rrugën interurbanën Lezhë–Shkodër. Sipas policisë, drejtuesja e një automjeti tip “Benz” humbi kontrollin e mjetit, duke bërë që makina të përmbysej. Për shkak të përplasjes dhe rrotullimit, automjeti pësoi dëmtime të mëdha, ndërsa dy pasagjeret mbetën të bllokuara brenda.