Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Guvernatori i Utah: Autori i dyshuar i vrasjes së Charlie Kirk nuk po bashkëpunon me autoritetet
Guvernatori i Utah,Spencer Cox, tha të dielën se autori i dyshuar i vrasjes së Charlie Kirk nuk po bashkëpunon me autoritetet. “Ai nuk e ka rrëfyer fajin para autoriteteve. Ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë, por të gjithë njerëzit përreth tij po bashkëpunojnë. Dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme”, tha Cox.Lexo edhe :Related Posts Autoritetet identifikuan personin e dyshuar për vrasjen e Kirk si 22-vjeçarin Tyler Robinson, i cili tani ndodhet në paraburgim. Akuzat pritet të ngrihen zyrtarisht të martën, tha Cox. Zyrtarët ende nuk kanë identifikuar motivin e krimit. Cox tha se do të ketë zhvillime të mëtejshme në ditët në vijim dhe u bën thirrje amerikanëve të zgjedhin mirësinë në një kohë tensioni të lartë politik./vizionplus.tv