Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pësoi infrakt, ja si është gjendja e ambasadorit ukrainas
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov ka pësur infarkt teksa ndodhej në fshatin e Voskopojës në Korçë. Ai më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit të Korçës ku ka marrē ndihmën e parë. Ambasada e Ukrainës bëri të ditur në përgjigje të interesimit të mediave, gjendja e ambasadorit është stabël, teksa ka vlerësuar profesionalizmin e mjekëve të spitalit të Korçës. “Gjendja e ambasadorit është stabël. Po pergatitet te transportohet me helikopter drejt Tiranës. Mjekët e spitalit të Korçës kanë treguar profesionalizëm,” njoftoi ambasada ukrainase. Prej vitit 2020, Shkurov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në vendin tonë.