Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Finiq – Ndërhyrje në rrugët e parcelave, pastrohen edhe kanalet ujitëse e kulluese
Bashkia e Finiqit, menjëherë pas përfundimit të ujitjes së tokave bujqësore, ka nisur ndërhyrjet në infrastrukturën rurale për të lehtësuar punën e fermerëve. Investimet synojnë të përmirësojnë rrugët e brendshme të parcelave, duke mundësuar transport më të sigurt dhe më të shpejtë të prodhimeve bujqësore drejt tregut. “Po punojmë për përmirësimin e infrastrukturës së rrugëve të brendshme të parcelave, sepse natyrisht duhet mbledhur edhe prodhimi. Paralelisht po punojmë edhe me kullimin e parcelave që janë të pashfrytëzueshme. Çdo vit i shtojmë parcelat që u vihen në dispozicion fermerëve për t’u mbjellë,” thotë përgjegjësi Aristotel Koçi. Paralelisht, Bashkia po punon për pastrimin e kanaleve ujitëse dhe kulluese, një masë thelbësore për të parandaluar përmbytjet në rast reshjesh të dendura. “Në periudhën e fundnëntorit, dhjetorit, kur janë...