Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
32 të vrarë nga sulmet në Gaza, ushtria izraelite shemb një tjetër ndërtesë të lartë
Një breshëri sulmesh ajrore izraelite ka lënë të vrarë të paktën 32 persona në të gjithë qytetin e Gazës të dielën. Midis të vdekurve janë 12 fëmijë, sipas morgut në Spitalin Shifa, ku janë dërguar trupat, raporton Associated Press. Izraeli gjatë ditëve të fundit ka intensifikuar sulmet në të gjithë qytetin e Gazës, duke shkatërruar shumë ndërtesa të larta dhe duke akuzuar Hamasin për vendosjen e pajisjeve të mbikëqyrjes në to. Të shtunën, ushtria njoftoi se ka goditur një tjetër ndërtesë të lartë të përdorur nga Hamasi në zonën e qytetit të Gazës. Forcat izraelite urdhëruan banorët të largohen, në kuadër të planit për të marrë kontrollin total të qytetit më të madh të territorit të Gazës, i cili thuhet se është bastioni i fundit...