Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Ndërtim pa leje në fshatin Vuno, arrestohet 45-vjeçari
                            Një 45-vjeçar u vu në pranga në fshatin Vuno të Himarës, pasi u konstatua se kishte kryer ndërtime pa leje. Shtetasi me iniciale A.N. nga Tirana ka ndërtuar një shtëpi druri dhe ka vendosur 4 kontenierë pa lejen e organeve kompetente, njofton policia. Ndaj tij, rëndon vepra penale e ndërtimit pa leje, ndërkohë që hetimi vijon. Top Channel