Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Sot nuk mundemi me i marrë me veti por…” protestuesit kërkojnë lirimin e ish-eprorëve të UÇK-së
“Drejtësia nuk njeh vonesa”, “Gjyqi tani! Jo më pritje pafund”, “Liria ka emër”, janë disa nga parullat që po mbajnë në duar protestuesit shqiptarë në Hagë. Shumë të tjera porosi janë në gjuhën angleze, në të cilat po bëhet thirrje për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Me mijëra shqiptarë nga e gjithë bota kanë filluar të mblidhen në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale ku është caktuar lokacioni për mbajtjen e protestës. Me uniformë të Forcës Speciale të Kosovës, Fazli Gashi nga Klina ka udhëtuar drejt Hagës për të qenë pjesë e kësaj proteste, ku mes tjerash ka shprehur shqetësimin duke thënë se Gjykata Speciale po bën padrejtësi ndaj shqiptarëve.“Kemi ardhur që t’i përkrahim edhe me çdo kusht me i mbrojt që...