Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, dërgohet me urgjencë drejt spitalit

Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, dërgohet me urgjencë drejt spitalit

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar një infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa diplomati ukrainas ndodhej në Voskopojë së bashku me bashkëshorten e tij, në një qëndrim jozyrtar. Sipas burimeve, ambasadori nuk kishte ndonjë takim pune të parashikuar në qark, por ishte në një vizitë turistike. Pas dhimbjeve të forta dhe shenjave të para të një goditjeje në zemër, ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij aktualisht është stabile, por për një trajtim më të specializuar, ai do të transportohet drejt Tiranës.