“Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant”, Rama reagon për protestat në Hagë: Liri për çlirimtarët

“Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant”, Rama reagon për protestat në Hagë: Liri për çlirimtarët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa u përket protestave të shqiptarëve në Hagë përpara Gjykatës Speciale. “Liria ka emër! Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant. Liri për çlirimtarët!”, shkruan Rama në postimin e tij. Organizata e Veteranëve të luftës donte ta zhvillonte tubimin përpara gjykatës, por nuk u dha leje. Ky manifestim zhvillohet një ditë përpara nisjes së dhënie dëshmi në këtë proces të dëshmitarëve të mbrojtjes. Janë 15 dëshmitarë të cilët pritet te dëshmojnë në favor të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.   Top Channel