Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Scorpions, muzika që lidh brezat / Grupi legjendar gati për koncertin e sotëm në Tiranë: Një natë për t’u mbajtur mend
Ritmi i muzikës rrok do të përfshijë kryeqytetin këtë të diel në mbrëmje. Në skenën gjigante të vendosur në shesh, ku gjithçka po bëhet gati, do të ngjitet grupi legjendar Scorpions, i cili rikthehet në Tiranë pas 24 vitesh. Rudolf Schenker, themeluesi i “Scorpions” thotë: “Plot 24 vite më pas… dhe ne jemi të lumtur që gjetëm një rrugë për t’u kthyer te ju!”. Banda e rrokut premton surpriza për fansat shqiptarë. Por thotë se interesi i grupmoshave të ndryshme që do i ndjekin në koncerte, është vetë një surprizë. “Duket e pabesueshme kur sheh përballë skenës kaq shumë të rinj”, thotë Schenker. Mikkey Dee, bateristi i “Scorpions” shton: “Sigurisht, këtu ka ndikuar edhe YouTube, njerëzit kanë parë shfaqjet tona dhe duan të vijnë të...