Po qëndronte në Voskopojë/ Ambasadori ukrainas pëson infarkt, niset me urgjencë drejt spitalit

Po qëndronte në Voskopojë/ Ambasadori ukrainas pëson infarkt, niset me urgjencë drejt spitalit

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka pësuar infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Shkurov është nisur me urgjencë në spitalin e Korçës. Sipas informacioneve gjendja e tij është stabël por për mjekim më të specializuar, do të niset drejt Tiranës. Burime nga policia bëjnë të ditur se ambasadori nuk ka pasur takim pune në qarkun e Korçës, por ka qënë me bashkëshorten e tij në Voskopojë për të vizituar fshatin turistik.