Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Stërvitja Rusi-Bjellorusi e rreth 13.000 ushtarëve, mobilizim ushtarak i fshehur? Manovrat shihen si provokim ndaj Perëndimit
Sipas informacioneve zyrtare edhe marina ruse po merr pjesë në stërvitjen Zapad 2025.Fotografi: Russian Defence Ministry/AFP Rreth 13.000 ushtarë nga Bjellorusia dhe Rusia filluan stërvitjen ushtarake, Zapad, pranë kufirit polak. Manovrat shihen si provokim ndaj Perëndimit.Është stërvitja e parë e përbashkët ushtarake midis Rusisë dhe Bjellorusisë në territorin bjellorus që nga viti 2021. Ajo mban emrin Zapad, fjala ruse për Perëndimin dhe përfshin praktikimin e aktiviteteve ushtarake në rajonet afër kufijve më të rëndësishëm të Evropës, përfshirë edhe vendosjen e konsiderueshme të pajisjeve dhe trupave. Stërvitja Zapad zhvillohet çdo katër vjet. Këtë herë stërvitja vjen në një kohë shumë të tensionuar – një javë sulmesh masive me dronë rusë ndaj objektivave ukrainase; dy ditë pasi dronët rusë depërtuan thellë në Poloni. Pikërisht për këtë shkak,...