Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rreth 125 mijë vizitorë, Blendi Gonxhja: Parku Arkeologjik i Shkodrës, vijon të kryesojë listën e destinacioneve të trashëgimisë kulturore
Parku Arkeologjik i Shkodrës vijon të kryesojë listën e destinacioneve të trashëgimisë kulturore që preferohen nga turistët vendas dhe të huaj. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat e tetëmujorit të këtij viti gjatë të cilit ky park u vizitua nga rreth 125 mijë turistë. Kalaja e Rozafës dhe historia e saj tërheq si vendasit edhe të huajt. Gjatë sezonit veror, Shkodra vizitohet për shumë aktivitete, si për liqenin, malet, dhe “shpirtin” e saj plot sharm e mikpritje. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Kalaja e Shkodrës, mbushur me turistë që eksplorojnë bukuritë e peizazhit dhe dhe vlerat arkeologjike të këtij siti kulturor. Gonxhja tha se “124,856 vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe bota kanë vizituar Parkun Arkeologjik...