Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Akuzat e PD/ Tenderi 460 mijë euro i Ministrisë së Mbrojtjes u jepet firmave të lidhura me PS-në (Dokumentat)
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të ri të Ministrisë së Mbrojtjes, duke akuzuar se ai është fituar nga dy kompani pronarët e të cilave kanë lidhje të ngushta familjare e politike me Partinë Socialiste. Sipas zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tenderi tregon se si klientelizmi ka zëvendësuar konkurrencën e ndershme, madje edhe në sektorë që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen. Tenderi me procedurë të kufizuar, me vlerë 460 mijë euro, kishte si objekt ndërtimin e rrethimit, sistemit të vëzhgimit, ndriçimit dhe portave të një prone të Ministrisë së Mbrojtjes në fshatin Mengël të Elbasanit. Sipas PD-së, në këtë tender u paraqit vetëm një ofertë, e cila u shpall fituese, me një vlerë që arrin në 98% të fondit limit. Partia Demokratike thekson...