Çmime të ulëta, tarifa të larta: Si ndikon në tregun e Kosovës lufta tregtare SHBA-Kinë?

Çmime të ulëta, tarifa të larta: Si ndikon në tregun e Kosovës lufta tregtare SHBA-Kinë?

Telefona të mençur, kompjuterë, vegla pune, veshmbathje… Këto janë vetëm disa nga produktet me origjinë nga Kina që zënë një vend të rëndësishëm në tregun e Kosovës. Së fundi, Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa në mallrat e importuara nga shumica e vendeve të botës. Mallrave nga Kina iu vendos një tarifë masive prej 104 për qind. Përderisa profesori i ekonomisë, Mejdi Bektashi, thotë se kjo luftë tregtare mes SHBA-së dhe Kinës mund t’i detyrojë kompanitë kosovare që t’i zëvendësojnë produktet kineze me produkte të tjera, pronari i kompanisë Elkos Group, Ramiz Kelmendi, thotë se ai do të vazhdojë të importojë nga Kina, madje pret të ketë çmime më të ulëta. Sa janë të rëndësishme mallrat nga Kina për tregun në Kosovë? Megjithëse Kina vazhdon të...